Futboll

Kroacia ndalet në barazim nga Polonia

pola

Ka përfunduar baras 3:3 ndeshja dramatike ndërmjet Polonisë dhe Kroacisë. Ndeshja ishte e vlefshme për Grupin 1 të Ligës A të Ligës së Kombeve.

Vendësit kaluan të parët në epërsi me golin që e realizoi Piotr Zielinski në minutën e pestë. Borna Sosa në minutën e 19-të shënoi për 1:1. Në minutën e 24-të, Petar Sucic realizoi për 2:1 dhe dy minuta më pas Martin Baturina shënoi për 3:1. Në minutën e 45-të, Polonia e ngushtoi rezultatin në 3:2 me golin e Nicola Zalewskit. Ndërsa për 3:3 në minutën e 68-të realizoi Sebastian Szymanski.

Kroacia është në vendin e dytë në tabelë me shtatë pikë. Polonia është e treta me katër pikë.