Mesfushori Bledian Krasniqi ka shënuar tjetër gol në Superligën e Zvicrës në futboll.
Krasniqi ishte realizatori i një goli në fitoren 2:1 të Zurichut ndaj Grasshoppersit.
Kjo ndeshje u zhvillua të dielën pasdite dhe i takoi javës së 29-të. Krasniqi realizoi për 2:0 në minutën e 69-të.
Ai luajti deri në minutën e 89-të.
Ndeshjen te Zurichu e kompletoi Lindrit Kamberi ndërsa në bankën e rezervistëve ishte Mirlind Kryeziu.
Te Grasshoppersi deri në minutën e 63-të luajti Amir Abrashi. Për 23-vjeçarin Krasniqi ishte goli i pestë këtë edicion. Ka kontribuar edhe me pesë asistime.
Zurichu ka 45 pikë në vendin e gjashtë.
Grasshoppersi është në pozitën e parafundit me 27 pikë. Rrezikon rënien nga liga.