Futboll

Krasniqi e nis sezonin me gol

Kreshnik Krasniqi

Mesfushori Kreshnik Krasniqi e ka shënuar golin e parë në ndeshjen e dytë të kampionatit elitar në Norvegji. 

Krasniqi të dielën kontribuoi me gol të bukur për 2:0 në minutën e 25-të, në fitoren që Stromsgodset e realizoi në udhëtim te Haugesundi, 5:0. 

Stromsgodseti i Krasniqit tani ka tri pikë pas dy ndeshjeve, me një fitore e një disfatë. Ai luajti deri në minutën e 84-t. 

24-vjeçari Krasniqi ka luajtur për grupmoshat U16 të Norvegjisë dhe U19 e U21 të Kosovës.