Futboll

Krasniqi debuton me barazim në Ukrainë

Ilir Krasniqi

Mbrojtësi i Kosovës, Ilir Krasniqi ka debutuar me fanellën e skuadrës ukrainase Kolos Kovalivkas të hënën. Ai luajti nga minuta e parë për skuadrën e tij të re që barazoi ndaj LNZ Cherkasyt me rezultatin 1:1.

Krasniqi luajti deri në minutën e 62-të në ndeshjen e javës së gjashtë të elitës së futbollit të Ukrainës. Krasniqi iu bashkua Kolosit ditë më parë nga skuadra e Llapit.

Ndërkohë, te Cherkasy ndeshjen e nisën Hajdin Salihu dhe Muharrem Jashari.

Ky i fundit luajti deri në fund të takimit, kurse Salihu u zëvendësua në minutën e 20-të.

Cherkasy është në vendin e katërt me dhjetë pikë, kurse Kolosi në pozitën e 14-të me tri pikë.