Futboll

Kosovarja me Suedinë fitojnë në Leskoc të Serbisë

Kosovare Asllani

Kosovare Asllani e ka udhëhequr si kapitene Suedinë në fitoren ndaj Serbisë në Leskoc. 

Suedia mposhti Serbinë me rezultatin 2:0 në ndeshje ne parë të plejofit të kualifikimeve për Evropianin e vitit të ardhshëm. 

Asllani lëshoi fushën në minutën e 62-të. 

Kosovarja do të ketë një tjetër përballe me Serbinë. 

Ndeshjen e kthimit, Suedia ndaj Serbisë e luan më 3 dhjetor në Stockholm nga ora 19:00. 

Përfaqësuesja me rezultatin e përgjithshëm më të mirë nga dy ndeshjet, do të kualifikohet në Evropianin 2025. 

Kosovare Asllani është prej lojtareve më të rëndësishme të Suedisë dhe nuk ka kaluar pa u komentuar edhe nga mediat në Serbi. 

Asllani është kapitene e Suedisë. 

Në 103 ndeshje për Suedinë ka shënuar 29 gola dhe ka kontribuar me 25 asistime. 

Asllani 35-vjeçare luan për London City Lionesses, ndërsa në të kaluarën ka luajtur për skuadra të mëdha si Milani, Real Madridi, Manchester City e Paris Saint-Germaini.