Futboll

Kosova U19 në grup shumë të vështirë në Ligën A

Kosova U19

Pasi është promovuar nga Liga B në Ligën A, përfaqësuesja U19 e Kosovës në futboll të premten mësoi kundërshtarët e kualifikimeve për Euro 2025. Futbollistet e reja të Kosovës do të jenë në grup shumë të vështirë.

Shorti i tërhequr të premten përcaktoi që Kosova të jetë në grupin A1 së bashku me Gjermaninë, Danimarkën dhe Greqinë. Prej Ligës A mund të sigurohet kualifikimi në Evropian. 

Në short, Kosova U19 ishte në vazon e fundit. Dhe secila pikë në grup do të jetë sukses.

Në prill, futbollistet e Kosovës U19 siguruan avancimin nga Liga B në Ligën A.