Futbollistet e Kosovës U19 kanë mposhtur Izraelin dhe janë graduar në Ligën A për ciklin e ardhshëm kualifikues për Kampionat Evropian.
Në Gjibraltar, Kosova U19 fitoi me rezultatin 2:1.
Kështu e ka fituar Grupin 3 të Ligës B në raundin e dytë të kualifikimeve për Euro 2024 dhe në kualifikimet për Euro 2025 do të paraqitet në Ligën A. Kualifikimi në Evropian është i mundur vetëm prej Ligës A.
Kosova më herët fitoi 5:0 ndaj Gjibraltarit dhe 4:0 ndaj Luksemburgut. Edhe Izraeli kishte fituar dy ndeshjet e para, kështu që sfida e së hënës ishte vendimtare për vendin e parë në grup.
Eriona Elezi dhe Rreze Gashi shënuan golat e fitores.
Izraeli kaloi në epërsi 1:0 në minutën e 36-të.
Elezi barazoi në 1:1 në minutën e 50-të, ndërsa golin e fitores e realizoi Gashi në minutën e 71-të.
Në raundin e parë të kualifikimeve, Kosova kishte mbetur prapa Sllovenisë. Kështu nuk ia kishte dalë të kalonte në Ligën A.
Por këtë sukses e siguroi të hënën në Gjibraltar.
LEXO EDHE: