Futboll

Kosova U19 i nis me humbje 5:0 kualifikimet për Euro 2025

Gjermania U-19 - Kosova U-19

Futbollistet e Kosovës U19 kanë pësuar disfatë në nismë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2025. “Dardanët” e reja pësuan disfatë të mërkurën nga Gjermania U19 me rezultatin 4:0. Turneu kualifikues i raundit të parë të Grupit A1 zhvillohet në Gjermani. Krahas përfaqësueses gjermane, Kosova do të përballet edhe me Danimarkën dhe Greqinë. 

Gjermanet shënuan dy gola në pjesën e parë, saktësisht në minutat 18-të dhe 26-të, kurse tri golat tjera i shënuan në pjesën e dytë. Për 3:0 realizuan në minutën e 67-të, për 4:0 në minutën e 89-të dhe për rezultatin final, 5:0, në minutën e 94-t. 

Të shtunën Kosova luan kundër Danimarkës, ndërsa ndeshjen e fundit e ka më 3 dhjetor kundër Greqisë. Ekipet e shtatë grupeve që përfundojnë në vendin e katërt do të paraqiten në raundin e dytë të Ligës B. Vendi i parë, dytë dhe tretë vazhdojnë në raundin e dytë të Ligës A.