Futboll

Kosova U15 në futboll luan miqësore me Bullgarinë U15

Kosova U-15 futboll

Përfaqësuesja U15 e Kosovës në futbollit do t’i zhvilloj dy ndeshje miqësore kundër Përfaqësueses U15 të Bullgarisë.

 Ndeshja e parë miqësore në mes dy përfaqësueseve të grupmoshës U15 luhet të martën, kurse ndeshja e dytë të enjten. 

Të dyja ndeshjet nisin nga ora 16:00 dhe luhen në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali. Për dy ndeshjet miqësore, përzgjedhësi i Kosovës U16, Ilir Nallbania ka ftuar 22 lojtarë.