Futboll

Kosova U15 në futboll barazon me Bullgarinë

Kosova U15

Përfaqësuesja U15 e Kosovës në futboll e ka mbyllur baras ndeshjen e parë miqësore kundër Përfaqësueses U15 të Bullgarisë.

Ndeshja e zhvilluar të martën në Kampion Nacional të FFK-së në Hajvali përfundoi baras, 1:1.

Kosova me Bullgarinë do të përballet edhe të enjten. Edhe ndeshja e dytë miqësore luhet në Hajvali.