Përzgjedhësja e Kosovës, Anneli Andersen e ka publikuar listën për dy ndeshjet kualifikuese për “Euro 2025”.
“Dardanet” ndeshjen e parë ndaj Kroacisë më 31 maj në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, kurse të dytën po ashtu ndaj kroateve e luajnë në stadiumin “Branko Cavlovic-Cavlek” në Karlovac.
Ky takim luhet më 6 qershor. Kosova është në Grupin B4 të Ligës B. Bashkë me Kosovën dhe Kroacinë në grup janë edhe Uellsi dhe Ukraina.
Në dy ndeshjet e para ka pësuar humbje.