Përfaqësuesja e Kosovës në futbollit është ngritur për dy pozita në ranglistën e përditësuar të FIFA-s të enjten.
Gjatë muajit shtator, Kosova luajti dy ndeshjeve në kuadër të Ligës së Kombeve – duke regjistruar një fitore dhe një humbje. U mposht nga Rumania në “Fadil Vokrri” 3:0, por fitoi ndaj Qipros në udhëtim 4:0.
Tash Kosova renditet në vendin e 104-t me 1205 pikë.
Ndërkohë, Shqipëria ka humbur një pozitë. “Kuqezinjtë” renditen në vendin e 67-të me 1375 pikë.
Skuadra e drejtuar nga Sylvinho në dy ndeshjet e shtatorit arriti një fitore e një humbje. Fitoi ndaj Ukrainës, por humbi nga Gjeorgjia.
Top-dhjetëshja nuk ka ndryshuar. Argjentina vazhdon të kryesojë, ndjekur nga Franca, Spanja, Anglia, Brazili, Belgjika, Holanda, Portugalia, Kolumbia dhe Italia.