Futbollistet e Kosovës janë ngjitur për një pozitë në ranglistën e FIFA-s, të publikuar të premten.
Përfaqësuesja e futbollisteve e drejtuar nga selektori Sami Sermaxhaj, ishte në pozitën e 95-të në ranglistën e publikuar më 16 gusht nga FIFA.
Por të premten është shënuar ngjitje për një pozitë.
Tani Kosova është në vendin e 94-t, me 1211 pikë.
Shqipëria mbetet në pozitën e 73-të me 1341 pikë.
Kosova më 29 nëntor e regjistroi fitoren më të thellë, atë 8:0 ndaj Estonisë në miqësore.
Por më 2 dhjetor, pësoi humbje 2:1, nga e njëjta përfaqësuese.