Ish-përzgjedhësi i Polonisë, Jerzy Brzeczek, ka thënë se ka qenë në bisedime me Federatën e Futbollit të Kosovës për t’u bërë selektor i Kosovës.
Por ai ka theksuar se FFK-ja vendosi për ta punësuar Primozh Glihën si selektor të Kosovës.
“Kemi pasur bisedime. Madje kam qenë në Shqipëri për t’u takuar me krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës gjatë ndeshjes miqësore Shqipëri – Bullgari. E kam paraqitur programin tim për Kosovën, por në fund vendosën të punësojnë Primozh Glihën nga Sllovenia dhe so trajner është gjermani Franco Foda”, tha Brzeczek në një intervistë për Kanal Sportwy.
54-vjeçari kishte drejtuar Poloninë prej vitit 2018 kurse si trajner ka punuar edhe te skuadrat e këtij vendi si Wisla Plock, GKS Katowice, Lechia Gdansk e Rakow.