Futboll

Korenica transferohet në Rumani

Meriton Korenica në sezonin e kaluar si i huazuar te Ballkani u shpall kampion i Superligës dhe Kupës së Kosovës

Meriton Korenica në sezonin e kaluar si i huazuar te Ballkani u shpall kampion i Superligës dhe Kupës së Kosovës

Futbollisti ofenziv, Meriton Korenica, karrierën e vazhdon në elitën e Rumanisë.

Të martën Korenica është transferuar te skuadra CFR Cluj, ku janë edhe Armend Thaqi e Arlind Ajeti.

Cluji kampionatin e fundit në Rumani e përfundoi në pozitën e dytë.

Korenica së fundi luajti për Ballkanin, por si i huazuar nga klubi turk Manisa.

Është Manisa që ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes për transferimin e 27-vjeçarit në klubin rumun. Korenica edhe më herët kishte luajtur për Ballkanin, ndërsa ishte pjesë edhe e Prishtinës dhe disa skuadrave të tjera.