Futboll

Korenica shpallet lojtar i muajit shkurt te Cluji

Meriton Korenica

Meriton Korenica është shpallur lojtari më i mirë i muajit shkurt te skuadra e Clujit rumun. Korenica ka dalë lojtari më i votuar nga shikuesit e Clujit.

“Votat janë numëruar dhe ju keni vendosur për Meriton Korenicën. Urime Meriton, jemi krenar me ty”, shkruan në postimin e klubit rumun.

Sulmuesi 28-vjeçar në 28 ndeshje me fanellën e Clujit në Superligën rumune ka shënuar gjashtë gola dhe ka kontribuar me katër asistime. Një gol ka shënuar edhe për Kupë të Rumanisë.

Cluji është një prej kandidatëve më serioz për ta fituar titullin e kampionit në Rumani. Zë vendin e tretë me 51 pikë, dy më pak se FCSB.