Futboll

Korenica vendimtar në fitoren e rëndësishme të Clujit

Meriton Korenica

 Sulmuesi i Kosovës, Meriton Korenica, ka qenë vendimtar në fitoren e Clujit të hënën mbrëma. Korenica shënoi një gol dhe kontribuoi me një asistim në fitoren e Cluji 2:0 ndaj Craiovas, në kuadër të ndeshjes së tretë të plejofit për titull të kampionit në Rumani. 

Korenica fillimisht asistoi në golin e parë në minutën e 22-të, ndërsa shënoi golin një minuta pa përfunduar pjesa e parë. Ishte supergol nga Korenica. Ai luajti deri në minutën e 81-të për Clujitn. Titullar tek Cluji ishte edhe Lindon Emërllahu, që u zëvendësua në minutën e 73-të. Korenica e Emërllahu bashkë kanë luajtur edhe te Ballkani i Suharekës.

Cluji është ngritur në vendin e dytë me 33 pikë. Ka dy pikë më pak se lideri FCSB. Titulli do të përcaktohet pas shtatë ndeshjeve të mbetura të plejofit. Cluji është edhe në gjysmëfinale të Kupës.


Korenica shkëlqen në pjesën e parë tek Cluji

Meriton Korenica ka shënuar një gol dhe ka kontribuar me një asistim në pjesën e parë të cilën Cluji e mbylli 2:0 ndaj Craiovas të hënën, në kuadër të ndeshjes së tretë të plejofit për titull të kampionit në Rumani.

Korenica fillimisht asistoi në golin e parë në minutën e 22-të, ndërsa shënoi golin një minuta pa përfunduar pjesa e parë.

Titullar tek Cluji është edhe Lindon Emërllahu. Të dy edhe në të kaluarën kanë luajtur së bashku te Ballkani i Suharekës.