Futboll

Korenica asiston, Cluji ndalet në barazim

Meriton Korenica

Sulmuesi Meriton Korenica ka kontribuar me asistim në barazimin e Clujit të premten mbrëma ndaj Sepsit me rezultatin 3:3. Kjo ndeshje i takoi xhiros së 14-t të elitës së futbollit rumun.

Korenica në lojë u inkuadrua në minutën e 46-të, ndërsa asistimin e bëri te goli i tretë që e shënoi Virgiliu Postolachi në minutën e 93-të.

Te skuadra e Sepsit, Isnik Alimi luajti deri në minutën e 68-të dhe u zëvendësua me Sherif Kallakun. Për Korenicën ky ishte asistimi i dytë këtë edicion në të gjitha garat. Ka realizuar edhe tri gola.