Futboll

Konfirmohet mungesa e Rodrit gjatë gjithë edicionit

Rodri

Manchester City do të jetë pa lojtarin kryesor, Rodrin, deri në fund të edicionit.

Këtë e konfirmoi të premten në konferencë për shtyp trajneri Pep Guardiola. Mesfushori spanjoll u lëndua fundjavën e kaluar në ndeshjen ndaj Arsenalit.

Rodri të premten paradite i është nënshtruar operimit në gju dhe nuk do të luaj më në edicionin 2024/2025. Rodri ka lënduar ligamentet dhe menisqet.

“Ai i është nënshtruar operimit këtë mëngjes. Bëhet fjalë për ACL dhe disa menisqe, kështu që edicionin e ardhshëm do të jetë këtu. Ky stinor përfundoi. Kemi pranuar lajmin më të keq të mundshëm, por është si është. Ndonjëherë, për fat të keq, ndodhë. Ne jemi këtu për ta përkrahur. Rikuperim të mirë, hap pas hapi dhe ne ecim para”, ka thënë Guardiola.

Sipas tij, lojtarët e tjerë, të gjithë së bashku, mund ta zëvendësojnë atë që Rodri ka ofruar për skuadrën prej se i është bashkuar Cityt.