Futboll

Kompletohet Kombëtarja, për ndeshjen ndaj Azerbajxhanit konkurojnë të gjithë

Kombëtarja e Shqipërisë

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll po i vazhdon përgatitjet në Austri për Euro 2024.

Selektori Sylvinho të mërkurën i kishte nën urdhra të gjithë lojtarët. Sipas njoftimit të FSHF-së, të gjithë lojtarët gëzojnë formë të mirë fizike dhe në ndeshjen e së premtes ndaj Azerbajxhanit do të jenë të gatshëm edhe Berat Gjimshiti, Taulant Seferi, Amir Abrashi, Ylber Ramadani e Simon Simoni.

Të gjithë këta u lanë në pushim për miqësoren ndaj Lihtenshtajnit.

Miqësorja me Azerbajxhanin zhvillohet në Hungari, të premten nga ora 19:00.

Më pas kuqezinjtë marrin rrugë për në Gjermani.