Futboll

Kolo Muani dëshiron të mbetet te Juventusi

Randal Kolo Muani

Sulmuesi i Juventusit, Randal Kolo Muani, do të ishte krenar me qëndrimin te kjo skuadër nëse gjërat për të shkojnë ashtu siç kanë nisur - me gola. 

Kolo Muani iu bashkua Juventusit si huazim nga Paris Saint-Germaini në afatin kalimtar të janarit. 

Në gjashtë ndeshjet e para në Serie A, i ka shënuar pesë gola. 

Francezi e fitoi edhe epitetin e lojtarit më të mirë të muajit shkurt në Serie A. 

Juventusi dëshiron që ta mbajë atë në skuadër, ndërsa Kolo Muani e ka konfirmuar se do të ishte i lumtur. 

“Dëshira ime është të luaj dhe të kënaqem. Nëse vazhdoj kështu, pse të mos qëndroj? Juventusi është skuadër që ka hapur dyert për mua”, ka thënë ndër të tjera Kolo Muani të premten për mediumin “La Repubblica”.