Futboll

Koliçi largohet nga kampioni i Kosovës

Enea Koliçi

Portieri Enea Koliçi është larguar nga skuadra e Ballkanit. Në njoftimin e klubit kampion të Kosovës të enjten është bërë e ditur se me marrëveshje të dyanshme kanë shkëputur bashkëpunimin me portierin Koliçi.

“Me konsideratë të thellë dhe falënderim për kontributin e tij të madh në sukseset tona, Eneas i urojmë më të mirat në jetë dhe suksese në futboll. Emri i Koliçit tashmë është gdhendur në trofetë e përbashkëta e në rrugëtimet tona evropiane, sikurse edhe në zemrat e tifozëve tanë”, shkruan në njoftimin e Ballkanit.

Koliçi iu bashkua Ballkanit në verën e vitit 2023 nga Gjilani. Me Ballkanin ka fituar titullin dhe Kupën e Kosovës.