Futboll

Klubet e Kosovës në mbështetje të lojtarit të Vushtrrisë, Erjon Morina

Erjon Morina

Klubi i futbollit Vushtria ia ka dedikuar Erjon Morinës fitoren 2:0 ndaj Ramiz Sadikut të dielën, në kuadër të Ligës së Parë të Kosovës.

“Këtë fitore ia dedikojmë Erjon Morinës po ashtu klubi i dëshiron shërim të shpejtë dhe të kthehet edhe më i forte”, shkruan në postimin e klubit Vushtrria.

Të dielën në mbështetje Morinës i kanë dalë edhe klubet e Kosovës duke i uruar shërim sa më të shpejtë.

“I gjithë klubi FC Prishtina lutemi për ty, Erjon! I lutemi Zotit t'ia dalësh! Ti do t'ia dalësh!”, shkruan ish-klubi i Morinës, Prishtina. Ai ka luajtur edhe për disa ekipe ne Kosovë.