Futboll

Kimmich vendos në janar për të ardhmen e tij

Joshua Kimmich

Kapiteni i Gjermanisë, Joshua Kimmich, ka thënë se në janar do të vendosë për të ardhmen e tij. Ai me skuadrën e Bayern Munchenit ka kontratë deri në fund të edicionit aktual. 

Kimmich në një intervistë për “ZDF” ka thënë se vendimin do ta marrë para se t’i skadojë kontrata. 

“Nuk do të pres deri në verë. Do të ulem me klubin në janar dhe do të përpiqem të shoh pamje më të mirë. Në janar do të marr vendimin e duhur”, ka thënë mesfushori i Bayernit. 

Raportohet të hënën se Barcelona është prej skuadrave më të interesuara për ta marrë Kimmichin si lojtar të lirë. Pjesë e Bayernit, Kimmich është prej vitit 2015. Ka luajtur rol kyç në sukseset e gjigantit gjerman. Në edicionin aktual, Kimmich ka kontribuar me katër asistime në 19 ndeshje në të gjitha garat.