Futboll

Kida emërohet trajner i Suharekës

Qëndrim Kida

Qëndrim Kida është emëruar trajner i skuadrës së Suharekës. Lajmin e ka bërë të ditur skuadra suharekase të shtunën mbrëma në rrjetet sociale.

“Të nderuar adhurues të klubit tonë dhe ju gjithë sportdashës Suharekas ju njoftojmë qe kemi arritur marrëveshje me timonierin e ri të skuadrës tonë kryetrajnerin Qendrim Kida”, ka shkruar Suhareka.

Kida në postin e trajnerit te Suhareka e zëvendëson Shpëtim Duron.

Kida së fundmi ishte trajner i Malishevës.