Futboll

KFF Mitrovica fiton Kupën e Kosovës

KFF Mitrovica

KFF Mitrovica

KFF Mitrovica është fituese e edicionit 2023/2024 në Kupën e Kosovës.

Skuadra mitrovicase nuk pati telashe të enjten në finalen përballë Kosova VR-së dhe fitoi me rezultat të thellë.

KFF Mitrovica e mposhti Kosova VR-në me rezultatin 7:1 të enjten gjatë ditës, në ndeshjen që u zhvillua në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.

KFF Mitrovica e fitoi edhe titullin në edicionin aktual, ndërsa Kupën e Kosovës e fitoi për herën e shtatë rresht.