Zvicra vazhdon të ketë telashe me lëndimin e lojtarëve.
Të hënën është bërë e ditur se në dy ndeshjet e ardhshme, Zvicra do të jetë edhe pa Manuel Akanjin, Denis Zakarian, Dan Ndoyen e Pascal Loretzin. Të gjithë mungojnë për shkak të lëndimeve.
Më herët është njoftuar për mungesën e Michel Aebischerit, Nico Elvedit dhe Ruben Vargasit.
Selektori Murat Yakin ka ftuar Ulisses Garcian dhe Davin von Ballmosin pas lëndimeve të fundit. Yakini do të ketë në dispozicion 24 lojtarë për ndeshjet me Serbinë dhe Spanjën, që i takojnë Ligës A të Ligës së Kombeve.
Zvicra e pret Serbinë të premten.