Futboll

Karpaty Lviv interesohet për Jasharin

Muharrem Jashari

Klubi nga Lvivi i Ukrainës, Karpaty, planifikon t’i transferojë disa lojtarë gjatë verës. Një prej lojtarëve që Karpaty synon ta transferojë është mesfushori i Kosovës, Muharrem Jashari, kanë raportuar mediumet në Ukrainë të hënën.

Jashari ka treguar paraqitje të mira në edicionin e parë me fanellën e LNZ Cherkasyt në Ukrainë. Ka shënuar pesë gola dhe ka kontribuar me gjashtë asistime në 25 ndeshje këtë edicion.

Karpaty Lviv zë vendin e pestë me 40 pikë nga 26 ndeshje.

LNZ Cherkasy është në vendin e 11-të me 27 pikë. Bashkë me Jasharin në ekip janë edhe mbrojtësit Hajdin Salihu dhe Ajdi Dajko.