Përzgjedhësi i përfaqësueses së Islandës në futboll, Arnar Gunnlaugsson, ka bërë të ditur se Orri Steinn Oskarsson do të jetë kapiten i ri.
Ndeshja e parë si kapiten për Oskarssonin do të jetë kundër Kosovës të enjten në Prishtinë. Kapiteni i ri i Islandës synon fitore ndaj Kosovës.
“Ndeshje shumë emocionuese. Është e rëndësishme që paraqitja të jetë e mirë dhe me paraqitje të mirë zakonisht arrihen edhe fitoret. Mendojmë se është e rëndësishme tani të përmirësohemi si ekip dhe sigurisht që do të fitojmë", ka thënë Oskarsson në një intervistë për “fotbolta.net”.
Islanda është grumbulluar në Spanjë për ndeshjen ndaj Kosovës. Në Spanjë, përkatësisht në Murcia, Islanda e pret Kosovën në ndeshjen kthyese që luhet më 23 mars.