Futboll

Kapiteni i Ballkanit ftohet nga Mali i Zi

Edvin Kuc

Kapiteni i Ballkanit, Edvin Kuç, si dhe mesfushori shqiptar i Kisvardas, Driton Camaj, janë ftuar nga selektori Robert Prosineçki për ndeshjet e muajit qershor. 

Mali i Zi në muajin e ardhshëm luan miqësore në Bruksel kundër Belgjikës më 5 qershor, ndërsa katër ditë më pas në shtëpi përballet me Gjeorgjinë. 

Për këto ndeshje, selektori kroat, Prosineçki, ka ftuar 25 futbollistë. 

30-vjeçari Kuç me Malin e Zi ka zhvilluar pesë ndeshje, ndërsa ka tri gola të realizuar. 

Ndërkohë, Camaj 27-vjeçar ka 14 paraqitje e një gol të shënuar.