Harry Kane ka treguar se Jude Bellingham i tha atij para ekzekutimit të penalltisë kundër Real Madridit të martën mbrëma se “do të gjuante në të majtën e portierit”.
Mesfushori i madrilenëve është munduar që ta shpërqendrojë bashkëkombësin e tij, në ndeshjen e parë gjysmëfinale ndërmjet Bayern Munichut dhe Real Madridit, që përfundoi baras, 2:2.
Kane në minutën e 57-të, megjithatë, shënoi për 2:1 dhe gjuajti në krahun e kundërt të portierit Andriy Lunin.
“Në atë moment, nuk e di se çfarë më tha por fola me të pas ndeshjes dhe më tregoi se më kishte thënë se do të gjuante në krahun e majtë të portierit. Në fushë, e dija se ishte aty por nuk e dija se çfarë më tha. Por, gjuajtja në të majtë. Ishte mirë për mua sepse e pash portierin që lëvizi pak më herët dhe e dërgova topin në krahun e kundërt”, ka thënë Kane.
Sulmuesi dhe kapiteni i Anglisë e realizoi golin e 43-të në 43 paraqitje në të gjitha garat e edicionit aktual.