Sulmuesi i Bayernit, Harry Kane, ka vlerësuar lart ndeshjen ndaj Arsenalit, që përfundoi 2:2.
Kane shënoi gol nga penalltia për ekipin e madh gjerman.
“Ishte ndeshje e madhe në karrierën time, duke qenë në Tottenham për aq shumë vjet. Jam thjeshtë shumë i lumtur që kam realizuar penalltinë dhe kam ndihmuar ekipin. Sonte është dashur të bëhemi më shumë se ekip. Është dashur të jemi të bashkuar. Ishte me gjasë ndeshje e përkryer pasi është çerekfinale e Ligës së Kampionëve dhe në udhëtim. Duhet të shfaqësh pasion, të jesh i bashkuar. Dhe ne e bëmë pikërisht këtë”, ka thënë Kane.
Ndeshja e kthimit luhet pas një jave.