Futboll

Kane me “hat-trick” në fitoren e thellë të Bayernit

Harry Kane

Bayern Munichu fitoi thellë në udhëtim te Holstein Kieli të shtunën në xhiron e tretë të Bundesligës, ndërsa sulmuesi anglez, Harry Kane, realizoi “hat-trick”. 

Bavarezët fituan 6:1 dhe dominimi nisi që nga minuta e parë kur shënoi Jamal Musiala. 

Kapiteni i Anglisë, Kane, golin e parë në ndeshje dhe të dytin për skuadrën e tij e shënoi pas gjashtë minutash. 

Nicolai Remberg shënoi autogol për 3:0, kurse Kane e dërgoi skuadrën e tij në pushim me epërsi prej katër golave, pas shënimit në minutën e 43-të. 

Në minutën e 65-të në listën e golashënuesve hyri edhe francezi Michael Olise. 

Armin Gigoviq shënoi për 5:1 në minutën e 82-të, kurse Kane në minutën e parë të kohës shtesë, ishte i saktë nga penalltia për fitoren e thellë 6:1. 

Bayerni aktualisht është skuadra e vetme në Bundesligë me nëntë pikë nga tri ndeshje. 

Përcillet nga Dortmundi e Leipzigu që kanë nga shtatë pikë.