Futboll

Kampioni nuk gabon ndaj Empolit

Inter

Kampioni në fuqi i Italisë, Interi, nuk ka gabuar në xhiron e dhjetë të Serie A.  Interi të mërkurën mbrëma mposhti thellë Empolin me rezultatin 3:0. 

Mysafirëve në minutën e 19-të iu anulua një gol i shënuar nga Matteo Darmian. 

Nga minuta e 31-të, vendësit luajtën pa mbrojtësin Saba Goglichidze, ndërsa rezultatin “nerazzurrët” e dyfishuan në minutën e 50-të. Davide Frattesi shënoi me asistim të Darmianit. 

Rezultatin përfundimtar e vendosi Lautaro Martinez, me golin e minutës së 79-të. 
Tek Empoli në tërë ndeshjen luajti Ardian Ismajli. Kristjan Asllani ishte në bankën rezervë tek Interi, që ka 21 pikë në vendin e dytë. Katër pikë më shumë ka Napoli lider. 

Empoli në mesin e tabelës mbetet me 11 pikë.