Kampioni norvegjez, Bodo/Glimt e ka befasuar skuadrën italiane Lazio pas fitores 2:0 në ndeshje ne parë të çerekfinales së Ligës së Evropës. Në ndeshjen që u luajt në mot shumë të ftohtë e në fushë jo shumë të përshtatshme, Bodo/Glimti kaloi në epërsi dy minuta pasi nisi pjesa e dytë.
Ulrik Saltnes që e shënoi golin për 1:0, ishte realizator edhe i golit të dytë në minutën e 69-të. Ai për pak sa nuk e shënoi edhe golin e tretë në minutën e 83-të, por ishte portieri Christos Mandas që e priti tentimin e tij.
Mandas e pati edhe një pritje të mirë në kohën shtesë, kur gjuajti mbrojtësi Odin Bjortuft. Ndeshja kthyese luhet të enjten e ardhshme në Romë. Pas reshjeve të shumta të borës të mërkurën në mbrëmje, fusha të enjten u pastrua nga vullnetarë të shumtë.
Ata bënë të mundur që ndeshja të luhej në mbrëmje.
Kjo është hera e dytë që Bodo/Glimti luan në një çerekfinale të një gare evropiane. 5:2 kishte humbur në edicionin 2021-22 nga rivali i Lazios, Roma.