Futboll

Kameri regjistron asistimin e dytë

Dijon Kameri

Dijon Kameri e ka regjistruar asistimin e dytë këtë edicion në elitën e futbollit austriak. 

Kameri kontribuoi me një asistim në fitoren 3:0 Altachut ndaj Tirolit. 

Kjo ndeshje u zhvillua të shtunën pasdite dhe i takoi javës së 28-të. 

Kameri asistoi te goli për 2:0 të cilin e realizoi Lukas Fridrikas në minutën e parë shtesë të pjesës së parë. 

Ai luajti deri në minutën e 83-të kurse bashkëlojtari i tij Vesel Demaku mungoi për shkak të suspendimit. 

21-vjeçari Kameri krahas dy asistimeve ka edhe dy gola të shënuar. 

Kameri ka realizuar një gol në gjashtë paraqitje për Përfaqësuesen U21 të Austrisë. 

Ka luajtur edhe për të gjitha grupmoshat e reja të Austrisë.