Futboll

Kamberi në minutën e 95-të ia siguron një pikë Zurichut

kamberi

Mbrojtësi Lindrit Kamberi ka shënuar gol për Zurichun në minutën e 95-të për t’ia siguruar një pikë skuadrës së tij në xhiron e 30-të të Superligës së Zvicrës. 

Zurichu të mërkurën në mbrëmje barazoi 2:2. 

Skuadra e tij ishte duke humbur 2:0 prej minutës së 77-të, kur shënoi sulmuesi Alban Ajdini. 

Më pas Zurichu shënoi në minutën e 90-të dhe të 95-të për barazimin 2:2. 

Kamberi dhe Bledian Krasniqi kompletuan ndeshjen te Zurichu, kurse Alban Ajdini ishte në fushë deri në fund te Lausanne. 

Mirlind Kryeziu ishte në bankën rezervë te vendësit. 

Zurichu ka 46 pikë në vendin e gjashtë, pesë më shumë se Lausanne i shtati.

Të mërkurën mbrëma luajti edhe Sioni që u mposht në shtëpi nga Winterthuri, 2:1. 

Benjamin Kololli u përjashtua nga loja në minutën e 53-të pas kartonit të dytë të verdhë. Të parin e mori në minutën e shtatë shtesë të pjesës së parë.