Juventusit nuk po i ndalen telashet me lëndime të futbollistëve.
Të enjten, Juventusi konfirmoi edhe lëndimin e mesfushorit Teun Koopmeiners.
“Teun Koopmeiners ka pasur dhimbje në fund të pjesës së parë në duelin ndaj Cagliarit dhe pas ekzaminimeve mjekësore, është shfaqur thyerje e brinjës së dytë në anën e djathtë”, ka shkruar ndër të tjera Juventusi në faqen zyrtare.
Koopmeiners u largua nga kampi i Përfaqësueses së Holandës për ndeshjet e tetorit, ndërsa tani do të nis rikuperimin për ta lënë prapa edhe këtë lëndim.
Ai do të mungojë në duelin e ardhshëm kundër Lazios.
Koopmeiners e ka një asistim në shtatë paraqitje me “Zonjën e Vjetër”.