Juventusi ka humbur në shtëpi në Serie A pas më shumë se një viti.
Të dielën mbrëma, Juve pësoi 4:0 nga Atalanta, në kuadër të xhiros së 28-të të kampionatit italian.
Atalanta tani është e treta me 58 pikë, ndërsa është shkëputur në gjashtë pikë me Juventusin që është i katërti.
Për Juventusin ishte humbja e parë në shtëpi këtë edicion dhe e dyta gjithsej në kampionat. Së fundi në Serie A në shtëpi, Juve kishte humbur më 12 shkurt të vitit të kaluar.
Mateo Retegui nga penalltia, Marten de Roon, Davide Zappacosta dhe Ademola Lookman shënuan golat për Atalantan.
Berat Gjimshiti e kompletoi ndeshjen tek Atalanta.