Futboll

Juventusi mposht Empolin, lëndohet Ardian Ismajli

Juventusi mposht Empolin

Mbrojtësi i Shqipërisë, Ardian Ismajli, është detyruar të largohet nga fusha në minutën e 59-të të dielën pasdite në disfatën e Empolit. 

Empoli është mposhtur në udhëtim nga Juventusi me rezultatin 4:1 në kuadër të xhiros së 23-të të Serie A. 

Trajneri i Empolit, Roberto D'Aversa ishte i detyruar ta zëvendësojë Ismajlin me Saba Goglichidzen për shkak të një lëndimi muskulor. 

Mysafirët kaluan të parët në epërsi në minutën e katërt me golin që e realizoi Mattia De Sciglio. 

Sulmuesi më i ri i Juventusit, Randal Kolo Muani, në minutën e 61-të i barazoi shifrat. 

Tre minuta më pas, Kolo Muani realizoi sërish për 2:1.

Goli i tretë u shënua nga Dusan Vlahoviq në minutën e 90-të kurse Francisco Conceiçao në minutën e 92-të realizoi për 4:1.

Nga minuta e 84-t, Empoli ishte me një futbollist më pak në fushë pasi Youssef Maleh u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Juventusi ka 40 pikë në pjesën e epërme të tabelës. 

Empoli ka 21 pikë dhe është në vendin e 17-të. Po lufton për mbetje në ligë.