Futboll

Juventusi me fitore bindëse ndaj Udineses

Juventus

Pas barazimit që e pati në mesjavë me Parman, Juventusi është kthyer te fitoret në Serie A.

Të shtunën pasdite, Juventusi e mposhti Udinesen si mysafir me rezultatin 2:0.

Ndeshja i takoi xhiros së 11-të të kampionatit italian. 
Portieri i Udineses, Maduka Okoye, shënoi autogol në minutën e 19-të për rezultatin 1:0.

Në minutën e 37-të, Nicolo Savona realizoi për 2:0 dhe ia siguroi tre pikët shumë të rëndësishme, Juventusit.

Juventusi ka 21 pikë ndërsa Udinese ka 16 pikë.

Të dyja skuadrat renditen në pjesën e epërme të tabelës.