Futboll

Juventusi konfirmon lëndimin e Cabalit

Juan Cabal

Juventusi ka konfirmuar të enjten se mbrojtësi i krahut të majtë, Juan Cabal, ka pësuar këputje të ligamentit kryqëzor në gjurin e majtë dhe do t’i nënshtrohet operimit në ditët në vijim.

Mediat italiane kanë shkruar se sezoni për 23-vjeçarin tashmë ka përfunduar.

Për shkak të lëndimit të njëjtë, Juventusi për kohë të gjatë e ka humbur edhe qendërmbrojtësin Gleison Bremer.

Kolumbiani ka luajtur në shtatë ndeshje në Serie A dhe dy në Ligën e Kampionëve, qëkur u transferua nga Verona në verë.

Në nëntë ndeshjet e edicionit aktual, ai e ka një asistim.