Futboll

Juventusi fiton Kupën e Italisë, Atalanta e humb finalen e parë

Juventus - Serie A

Juventusi e ka fituar Kupën e Italisë për herën e 15-të në histori të klubit, ndërsa Atalanta pavarësisht se dominoi me posedim të topit, e humbi finalen e parë të edicionit aktual dhe nuk e pati asnjë gjuajtje në kornizën e portës.

Juventusi fitoi 1:0 të mërkurën mbrëma në finalen që u zhvillua në “Olimpico” të Romës.

Golin e fitores e shënoi Dushan Vlahoviq në minutën e katërt.

Juventusi ekipin e Berat Gjimshitit e kishte mposhtur në finale të Kupës edhe në vitin 2021, 2:1.

Atalanta trofeun e vetëm në Kupën e Italisë e ka fituar në vitin 1963.

Megjithatë, do të ketë tjetër shans për triumf.

Në finalen e Dublinit, Atalanta luan kundër Leverkusenit në finale të Ligës së Evropës më 22 maj.