Futboll

Juventusi barazon pa gola me Napolin

Juventus

Skuadra e Juventusit ka barazuar pa gola me Napolin të shtunën në mbrëmje në kuadër të xhiros së pestë në Serie A. 

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani e kompletoi ndeshjen për Napolin. 

Juventusi i drejtuar nga trajneri Thiago Motta ishte më dominues në ndeshje. 

Të dyja skuadrat kishin disa raste shënime, por që nuk i konkretizuan.

Napoli nga pesë ndeshje ka dhjetë pikë dhe renditet në pozitën e tretë. Juventusi ka një pikë më pak, dhe është në vendin e katërt.