Juventus – Atalanta është kryendeshja e xhiros së 28-të në Serie A. Kjo ndeshje zhvillohet të dielën nga ora 20:45 në Torino.
Juventusi është në vendin e katërt me 52 pikë. Me fitore barazohet me pikë me Atalantan, që aktualisht renditet e treta me 55 pikë.
Juventusi është eliminuar nga Kupa e Italisë e më herët edhe nga Championsi. Kështu që gjithë fokusin e ka në garën në Serie A.
Edhe Atalanta e ka gjithë fokusin në garën kampionale. Në Champions pësoi eliminim të befasishëm nga Club Brugge.
Të dy skuadrat llogariten se janë ende në garë për titull, ndonëse kanë lëshuar pikë rrugës. Interi është lider me 58 pikë, ndërsa Napoli renditet i dyti me 57 pikë. Por edhe Interi e Napoli kanë lëshuar pikë të rëndësishme në javët e fundit.
Interi të shtunën nga ora 20:45 e pret Monzën, skuadrën e vendit të fundit në tabelë. Monza i ka vetëm 14 pikë dhe tashmë është me gjasa të vogla për mbetje në elitën italiane.
E rëndësishme vlerësohet edhe ndeshja tjetër e së shtunës mes Lecces e Milanit, që fillon në ora 18:00.
Milani është i nënti me 41 pikë, ndërsa Lecces i duhen pikët për të mbetur në Serie A. Aktualisht mban vendin e 16-të me 25 pikë.
Napoli – Fiorentina është tjetër ndeshje që pritet me interesim në këtë fundjavë. Kjo sfidë është të dielën nga ora 15:00. Fiorentina renditet e shtata me 45 pikë.