Futboll

Johnstone humb Evropianin

Futboll

Portieri i Crystal Palaces dhe Anglisë, Sam Johnstone, do të jetë jashtë fushës për pjesën e mbetur të sezonit dhe pritet të mungojë edhe në “Euro 2024”.

Ai i është nënshtruar operimit në bërryl.

31-vjeçari është dashur të konsultohet me një specialist dhe u tërhoq nga kampi i Përfaqësueses së Anglisë të dielën.

Ai ka luajtur katër ndeshje për Anglinë dhe pritej të ishte portier i dytë pas Jordan Pickfordit në Gjermani.

Johnstone ka luajtur në 23 paraqitje për Crystal Palacen në edicionin aktual.

Crystal Palace zë vendin e 14-të në Premier League ndërsa të shtunën luan kundër Nottingham Forestit.