Futboll

Joao Felix, i lumtur me rikthimin te Chelsea

Joao Felix

Chelsea të mërkurën e zyrtarizoi transferimin e sulmuesit portugez, Joao Felix, nga skuadra spanjolle, Atletico Madrid. 

Ai është transferuar te “blutë” për 52 milionë euro, ndërsa do të jetë futbollist i Chelseat deri në vitin 2031. 

24-vjeçari do ta nis për herën e dytë periudhën në “Stamford Bridge”, ndërsa më parë kishte shënuar 20 gola në 20 paraqitje. 

“Jam shumë i lumtur që jam kthyer te Chelsea dhe mezi pres ta nis kampanjën. I shoh disa fytyra të njohura nga hera e kaluar dhe është gjë e mirë”, ka deklaruar Felix për faqen zyrtare të klubit.