Futboll

Jo vetëm Kosova ka telashe me fushë, në Rumani ankesa të shumta

Fusha në Bukuresht

Fusha në Bukuresht

Gjendja e fushës në “Fadil Vokrri” është vlerësuar jo e mirë, edhe pas rinovimit të plotë që kushtoi 1,3 milionë euro.

Por jo vetëm Kosova ka telashe me fushë. Me një problem të tillë po përballen edhe rumunët.

Rumania të hënën fitoi 3:1 ndaj Lituanisë, por me shumë vështirësi. Ndeshja është luajtur në Steaua Stadium në Bukuresht, ndërsa gjendja e fushës në këtë arenë është vlerësuar e papranueshme nga vetë rumunët.

“Është dashur të përgjigjemi me pasime të shkurtëra, por ishte e pamundur për shkak të fushës. Kemi vendosur çdo gjë në lojën me pasime. Ka pasur gabime dhe lojtarët kanë vuajtur, janë bërë nervoz. Terreni ishte disavantazh i madh. Shpresoj se nuk do të kthehemi në këtë fushë, nëse nuk e rregullojnë atë. Mund të luajmë edhe në qytete tjera”, ka thënë selektori i Rumanisë, Mircea Lucescu.

Ka pasur ankesa edhe nga lojtarë të Rumanisë. Disa prej tyre kanë thënë se gjendja e fushës ishte edhe më e keqe se në Kosovë.

Fusha në “Fadil Vokrri” po vlerësohet shumë e fortë dhe jo e rrafshët. Ankesat kanë ardhur nga të gjitha anët, ndonëse ajo është renovuar plotësisht këtë vit.