Një pasim mjeshtëror i Granit Xhakës u shndërrua në gol në minutën e 97-të. Dhe falë atij goli Bayer Leverkuseni ka vazhduar serinë impresive pa humbje.
Tani kampioni gjerman i ka 49 ndeshje pa humbje, që është rekord kur merren për bazë edhe ndeshjet në kupat evropiane. Rekordin e kaluar e kishte Benfica me 48 ndeshje. Por Xhaka me bashkëlojtarë janë rekordmenët e rinj.
Të enjten mbrëma në “BayArena”, Leverkuseni e Roma barazuan 2:2 në gjysmëfinalen e dytë të Ligës së Evropës. Leverkuseni kishte fituar 2:0 në Romë një javë më parë dhe u kualifikua në finale e Ligës së Evropës me rezultatine përgjithshëm 4:2.
Humbja, përkatësisht vazhdimi i serisë u arrit në mënyrë shumë dramatike. Si shumë herë këtë edicion, Leverkuseni ka shënuar gol vendimtar në minutat shtesë. Xhaka në minutën e 97-të bëri pasim të jashtëzakonshëm për Josip Stanishiqin, që barazoi rezultatin në 2:2.
Roma kishte epërsi prej 2:0 deri vonë dhe seria e Leverkusenit dukej shumë në rrezik. Leandro Paredes shënoi nga pika e bardhë fillimisht në minutën e 43-të e më pas edhe në minutën e 66-të.
Por kampioni gjerman nuk u ndal. Gianluca Mancini shënoi autogol në minutën e 82-të për 2:1, ndërsa në minutën e fundit shtesë në skenë dolën Xhaka e Stanishiqi.
Leverkuseni humbjen e fundit në ndeshje garuese e ka pësuar në fund të edicionit të kaluar. Pra një vit më parë.
Deri në fund të edicionit i ka edhe katër ndeshje. Janë edhe dy xhiro në Bundesligë. Nëse shmang humbjet, skuadra që drejtohet nga Xabi Alonso do të jetë e para që e përfundon një edicion në Bundesligë pa disfatë. Ky është njëri prej synimeve të mëdha të Leverkusenit. Dy të tjerat kanë të bëjnë me finale.Më 22 maj është finalja e Ligës së Evropës, ndaj Atalantas në Dublin. Më 25 maj në Berlin, Leverkuseni e luan finalen e Kupës së Gjermanisë. Përballë do ta ketë Kaiserslauternin.
Goli i barazimit pas asistimit të Xhakës
Jo, Leverkuseni e Xhaka nuk ndalen
Bayer Leverkuseni ka vazhduar serinë pa humbje. Tani i ka 49 ndeshje pa humbje, që është rekord evropian.
Të enjten mbrëma, Leverkuseni barazoi 2:2 me Romën për të bërë vend në finale të Ligës së Evropës.
Golin e barazimit dhe të rekordit të madh, skuadra gjermane e shënoi në minutat shtesë, si zakonisht.
Një pasim maestral të Granit Xhakës në minutën e 97-të në gol e shndërroi Josip Stanishiq.
Autogol i Romës, Leverkuseni drejt finales
Mbrojtësi i Romës, Gianluca Mancini ka shënuar autogol në minutën e 83-të për të ngushtuar rezultatin në 2:1 në ndeshjen e Leverkusenit me Romën.
Me këtë rezultat skuadra ku luan Granit Xhaka kualifikohet në finale të Ligës së Evropës.
Në Romë, Leverkuseni kishte fituar 2:0.
A po përfundon seria e Leverkusenit, Roma udhëheq 2:0
Seria prej 48 ndeshjeve pa humbje e Bayer Leverkusenit po shkon drejt fundit.
Roma është duke udhëhequr 2:0 në “BayArena” në gjysmëfinalen e dytë të Ligës së Evropës.
Leandro Paredes ka shënuar të dy golat për Romën dhe atë nga pika e bardhë. Ai shënoi në minutën e 43-të dhe të 66-të.
Deri në fund kanë mbetur më shumë se 20 minuta lojë.
Leverkuseni e kishte fituar 2:0 ndeshjen e parë në Romë.