Futboll

Jasharit i realizohet ëndrra, titullar ndaj Milanit në “San Siro”

Ardon Jashari

Mesfushori Ardon Jashari është në formacionin startues të Club Brugget në ndeshjen ndaj Milanit.

Kjo ndeshje luhet nga ora 18:45 dhe i takon xhiros së tretë të Ligës së Kampionëve.

Jashari të hënën në konferencë për shtyp deklaroi se e kishe ëndërr që të luan në “San Siro”.

Në dy ndeshjet e para, Milani ka regjistruar po aq humbje, ndërsa klubi belg ka një fitore dhe një humbje.